Vreshta në serra/ Tregan, fermeri kultivon rrush në vend të perimeve
06/05/2019 12:25
Kultivimi i rrushit në sera është një nismë jo shumë e përhapur në vendin tonë, por duket se po eksperimentohet nga disa fermerë.
Xhelal Xhyla nga Tregani tashmë serën e tij e ka kthyer në një vreshtë të vogël me rrush.
Ai shpreson që kultivimi i rrushit në sera do të jetë më fitimprurës sesa perimet dhe do t’i krijojë të ardhura të mjaftueshme.
Si një nismë e re, kultivimi i rrushit në sera nuk ka mbështetje në subvencione ndërsa kërkohet një sipërfaqe e madhe e mbjellë.
Xhelali shpreson që së paku tregtia e tij të ketë sukses në zonën e Treganit, kjo edhe për shkak të fluksit të vizitorëve prej ujërave termale.
Top Channel