Dimetridazol ky helm i rrezikshëm që përdoret nga fermerët shqiptar, nuk është pjesë e listës së medikamenteve veterinare të miratuar nga Ministria e Bujqësisë, por pavarësisht kësaj ai gjendet nën banakun e farmacive të kafshëve.
Mjekët treguan për Top Channel se sa toksik është ky ilaç. Fuqia e tij vepruese ishte aq e lartë saqë mund të sillte malformime të fetusit si dhe nxit sëmundjet kancerogjene.
Dimetridazol 99% sfidon çdo pikë doganore, sepse në pjesën më të madhe ai hyn kontrabandë nga Greqia dhe Kosova. Por kjo nuk është e vetmja mënyre. Për të siguruar dimetridazolin vdekjeprurës, mjafton ta porosisësh atë në internet. Madje web-site kinez, që e tregton me porosinë e blerësit mund të ndryshojë emrin e ilaçit të shpendëve.
“Unë jam i interesuar që të blej produktin tuaj në “Bulk Stoc” dimetrisazol pluhur, me CAS 551-92-8
Problemi është se Dimetrdazoli nuk lejohet në vendin tim, ndërkohë unë e dua për përdorim personal. A ka ndonjë mundësi që ju të paketoni?”, pyet dikush.
Përgjigjja
“I dashur Danjel
Jam i lumtur që më keni shkruar,
Ne gjithmonë eksportojmë në emër të “Ion Exchange Resin” ose “Microcrystalin Cellulose”. Kjo kursen koston e certifikatës së sigurisë ajrore.
Ju nuk duhet të shqetësoheni për paketimin, sepse ne do ta ndryshojmë atë. Për shembull, ne gjithmonë e eksportojmë atë me emrin ” Ion exchange resin” ose” “microcrystalline cellulose””.
Kjo është një nga format e pastra se si medikamenti i shpendëve mund të mbërrijë në Shqipëri. Kurimi i histomonasës më këtë medikament vë në rrezik jetën e konsumatorit shqiptarë.
Top Channel