Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO) Franca prezanton një model të ri këpucësh sportive që janë përkufizuara edhe si revolucionare.
Janë modele që do të përdoren si në futboll ashtu edhe në atletikë dhe ai që i krijoi ato ishte specialisti podolog i Olympique të Marseille, Jean Luc Guer që prej 7 vitesh ka krijuar edhe kompaninë e tij.
Modeli i ri i këpucëve është krijuar për të ndihmuar sa më shumë sportistët e dëmtuar dhe risia për to është pjesa e thembrës që është e lëvizshme. Po kështu ato janë të pajisur me sensorë që regjistrojnë çdo veprim në futboll në mënyrë që të përcaktohet se cila prej këpucëve është më e përshtatshme për secilin prej sportisteve.
Sipas kapitenes së skuadrës së futbollit të femrave të Olympique Marseille,Caroline Pizzalla, ky model këpucësh që tashmë është pagëzuar me emrin Wizwedge, është një kurë e mrekullueshme teksa pranoi se nuk ndjen më dhimbje në këmbë.
Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe lojtari i Los Angeles Galaxy,Roman Alessandrini që është kuruar nga Guer dhe që tashmë është bërë edhe edhe ambasadori i kësaj marke. Për krijimin e këtij modeli këpucësh, Guer i është dashur të bëjë 25 vjet kërkime. Fillimisht linja e tij e këtyre atleteve doli në internet më pas ajo u shfaq në 20 dyqane në Francë.
Problemi në këtë pikë qëndron te cmimi pasi një palë e këtij modeli këpucësh prej lëkure është 259 Euro, shifër së cilës i shtohet edhe çmimi prej 24.9 Eurosh për pjesën e thembrës ekstra që jepet me to.
Top Channel