Meghan Markle pritet që të lindë këto ditë dhe ajo ka shkaktuar të qeshura tek mjekët  në një nga konferencat më të mëdha të gjinekologjisë dhe obstetrikës në botë këtë fundjavë.

Dukesha e Sussex, e cila pritet të lindë së shpejti, thuhet se ka mohuar traditën mbretërore duke zgjedhur një lindje në shtëpi me një mami dhe dikë tjetër, të trajnuar për këtë çështje, por jo mjek.

Vendimi i saj ka nxitur diskutime rreth planeve alternative të lindjes në mesin e publikut të gjerë – dhe ka ngritur disa pikëpyetje në  mesin e obstetërve më të mirë të botës, të cilët u mblodhën në Nashville, Tennessee, për takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG).

‘Meghan Markle ka vendosur të lindë në shtëpi…. le të shohim se si shkon kjo”, tha Dr Timothy Draycott, i dërguari i Kolegjit Mbretëror të Gjinekologjisë dhe profesor në Universitetin e Bristol, i cili mori një çmim nga Mbretëresha në 2014. Kjo deklaratë bëri që të qeshin shumë mjekë amerikanë në konferencën e së shtunës. “Ajo është 37 vjeç, lindja e parë … Nuk e di. Ne do të duhet të shohim, “shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA