Ky fermer në Divjakë po e mbush mjetin e tij për herë të dytë brenda ditës. Pasi ka përfunduar frezimin e shalqirit, ku për një hektar ai ka shpenzuar 4 800 leke, tani i duhet të blejë karburantin me 180 lek litrin.
Anesti Lena po vjel karrota, të cilat më pas duhet të pastrohen nga dheu. Për një ton karrotë, ky fermer thotë se i duhet një sasi benzine prej 2 mijë lekësh.
Por përveç çmimit të karburantit, fermerët shqetësohen për cilësinë e tij që shpesh u dëmton mjetet bujqësore.
Shumica e proceseve të punës së një fermeri janë të lidhura me karburantin, që nga plugimi, frezimi, mbjellja,vaditja, spërkatja dhe larje të prodhimeve etj.
Ndaj fermerët kërkojnë që siç ndodhi me uljen e çmimit të inputeve, institucionet shtetërore të ndërhyjnë edhe për karburantin që përdoret në bujqësi.
Top Channel