Banorët në bashkinë e Finiqit duken pak të informuar rreth çështjes së tabelave të toponimeve që janë hequr prej Autoritetit Rrugor Shqiptar përgjatë fundjavës.  Ata që kanë informacion, shprehen të indinjuar me mënyrën sesi janë larguar tabelat.

Ndërsa thonë se popullsia në shumicën dërmuese i përket minoritetit grek dhe flet greqisht. Disa prej atyre që pranuan të komentojnë se nuk shohin asgjë të keqe tek vendosja e gjuhës shqipe nën atë greke nëpër tabela.

Autoriteti Rrugor i ka përcaktuar tabelat si të pasigurta për drejtuesit e mjeteve. Kreu i bashkisë së Finiqit Leonidha Kristo shprehet se nuk ka patur asgjë tendencioze në vendosjen e tabelave. Ligji për minoritetet sipas tij lë vend për interpretime dhe nuk shprehet qartë mbi renditjen e gjuhëve apo mbi standardin teknik të tabelave megjithëse në ligj gjuhët e minoriteteve përcaktohet se duhet të vendosen krahas gjuhës zyrtare të vendit.

Këshilli i bashkisë së Finiqit pritet të marrë një vendim së afërmi lidhur me çështjen e vendosjes së tabelave vendim që mesa duket do të reflektojë sugjerimet e ARSH.

Bashkia e Finiqit e krijuar prej bashkimit të disa ish-komunave me shumicë minoritare është njëra prej 2 bashkive të minoritetit grek në Shqipëri. Me 7000 banorë rezidentë dhe shkallë emigracioni gati 80% ajo ka më shumë se 20 fshatra të thella dhe të izoluara.

 

Top Channel