Facebook dhe instagram mbyll llogaritë për ata që nxisin dhunë dhe urrejtje!

06/05/2019 11:57

Facebook dhe Instagram kanë vendosur që të mbyllin llogaritë sociale të disa personave të cilët promovojnë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes.

Rrjetet sociale kanë akuzuar Alex Jones, mirëmbajtësin e faqes së internetit të komplotit të krahut të djathtë “InfoWars”, redaktorin anglez Paul Josepgh Watson dhe ish- redaktorin e lajmeve Milo Yinapopulos për gjuhë të urrejtjes.

Edhe Louis Garrakhan, lideri e Shtetit Islam, i cili ka shprehur pikëpamje anti-semite do të përjashtohet. Facebook tashmë ka ndaluar edhe grupe anti-islamike të Britanisë së Madhe, mes tyre edhe grupin e quajtur ‘First Britania’.

Në mesin e këtij grupi që u ndalohet Facebook-u përshihen edhe Paul Nehlen, një supremacist i bardhë dhe Laura Loomer, një aktiviste anti-islamike tepër aktive në rrjetet sociale. Ky veprim i Facebook vjen pasi së fundmi ai është kritikuar lidhur me aksesin që i ka dhënë gjithkujt për të keqinformuar dhe për të ndikuar akte ekstreme. Disa nga aktet që nuk do të lejohen në rrjetet sociale janë: Dhuna, Individë apo organizata kriminale, promovimi ose publikimi i krimeve, rregulla fetare, akte vetëvrasjeje, abuzime seksuale me fëmijët, bulizëm, nxitje të hakmarrjes, përdorim i imazheve private, gjuhë urrejtjeje, lajme false…etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA