Marrëveshja me SHBA-në, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Inspektorët bërthamorë do të vizitojnë Iranin 24/06 18:51
Cikloni Fani goditi shtetin lindor të Odishës, përpara se të drejtohej nga verilindja, në Bangldesh ditën e sotme.
Shtëpi të dëmtuara në bregdetin e Purisë dhe deri më tani 12 persona janë shpallur të vdekur nga cikloni më i fortë që ka goditur Indinë këto 5 vitet e fundit.
Dhjetra fshatra në bregun e Bangladeshit janë përmbytur nga vala e madhe e stuhisë.
Stuhia shkatërroi disa shtëpi në rrethin e Noakhali-t, ku një fëmijë 2-vjeçar është gjetur i vdekur dhe rreth 30 të tjerë të plagosur.
Më poshtë do të sjellim disa nga pamjet e rënda që ky ciklon ka shkaktuar, duke marrë jetën e 12 personave dhe plagosjen e mijërave të tjerëve.
Top Channel