Një pjesë e mirë e çifteve gjatë momentit të planifikimit familjar hasin me një problem mjaft serioz, infertiliteti bashkëshortor.

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të konceptuar një shtatzëni, pavarësisht marrëdhënieve seksuale të rregullta bashkëshortore për të paktën një vit rresht. Rreth 10 – 15 % e çifteve vuajnë sot nga infertiliteti.

Sipas statistikave 1/3 prej rasteve problemi është vetëm femëror, 1/3 prej rasteve problemi është vetëm mashkullor dhe 1/3 prej rasteve problemi është i të dyve apo nuk gjendet shkaku. Ndër shkaqet kryesore tek femrat lidhen me problemet e mitrës, perioda të çrregullta ose fare, zhvillimit jo normal të vezës si dhe problemet e tiroides. Ndërsa tek meshkujt këto probleme te infertilitetit lidhen me prodhimin jo normal të spermës në sasi dhe cilësi si dhe probleme ne transportimin normal të spermës.

Një tregues i fortë lidhet edhe me faktin e mos kryerjes së kontrolleve rutin tek mjeku nga ana e të dy gjinive. Por sa i rëndësishëm është kontrolli shëndetësor periodik tek mjeku? Si luftohet infertiliteti me anë të laparoskopisë?

Cilat janë analizat që duhet të bëj një çift përpara planifikimit familjar?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA