Maji i cilësuar si muaji erëmirë, për shkak të lulëzimit të shumë luleve e pemëve është ndarë në dy pjesë përsa i përket parashikimit meteorologjik.

Pjesa e pare do te jete e freskët dhe me reshje.

“Nga sot deri në orët e para të së dielës do kemi reshje kryesisht në veri dhe vend-perëndim që do të arrijnë deri ne 40 milimetër”, tha Adiola Bani, Meteoalb.

Java që vjen do të jetë e freskët. Nga e marta në të enjte do të kemi një pauzë të reshjeve.

“E hënë, e martë, e mërkurë, do të ketë rënie të temperaturave deri në 21 gradë”, tha Adiola Bani, Meteoalb.

Po kur do të marrë ngjyrat e pranverës maji?

“Gjate 15 ditëshit të dytë do të kemi ditë me diell e temperatura që do të ngjiten deri në 30 gradë”, thotë Adiola Bani, Meteoalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA