Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, mbrëmjen e kësaj të shtune na riktheu pas në kohë, në vitet e luftës së përgjakshme të Kosovës, duke na rikujtuar plagët e lëna pas prej saj. Në program u trajtua historia e dhimbshme e një prej shumë familjeve, që u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe të vendosen në Shqipëri.

Familja Bytyçi rrëfeu në studio rrugëtimin e gjatë dhe tepër të vështirë, që kishin kaluar gjatë largimit nga Kosova. Xhemal dhe Ajshe Bytyçi ishin mikpritur nga familja Axhami në Kukës, e pas një periudhe të gjatë kishin vendosur që të shpërnguleshin në Tiranë, te familja Hyseni.

Kur lufta sapo kishte mbaruar, familja Bytyçi ishte nisur për në Kosovë menjëherë, edhe pse vendi nuk ishte pastruar nga minat. Xhemal dhe Ajshe Bytyçi kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar dhe për t’iu shprehur mirënjohjen dy familjeve që i kishin strehuar gjatë periudhës së vështirë të luftës.

“Publik i dashur, ky është Agim Hyseni, vëlla dhe shkuar vëllait. Ju falënderoj shumë për përkrahjen dhe pritjen që keni bërë për ne, në ato dy muaj që kemi qëndruar bashkë! Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve, që na ndihmuat dhe hapët dyert e shtëpive tuaja për ne”.

Nga ana tjetër, familja Hyseni tregoi momente nga jetesa me familjen Bytyçi dhe shtoi se nuk kishn bërë gjë tjetër përveç detyrës së tyre si shqiptarë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA