Bashkia Tiranë linjë të re ujësjellësi, përfiton blloku i Kodër-Kamzës e Bregu i Lumit

04/05/2019 10:10

Drejtë zgjidhjes shqetësimi 25-vjeçar i furnizimit me ujë të pijshëm për zonën e Kodër Kamzës, bregut të Lumit dhe të Njësisë Nr.11 në kryeqytet.

Ekspertët e Ujësjellës Kanalizimeve kanë punuar për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit nga Rr. “Vangjel Noti” deri në “Depo” 4000 m3, Yzberisht. Nga ky investim përfiton furnizimin me ujë të pijshëm blloku i Kodër Kamzës dhe blloku i Bregut të Lumit, NjA11 Tiranë.

Tashmë banorët e kësaj zone do të përfitojë jo vetëm më shumë furnizim me ujë të pijshëm, por edhe një cilësi më të lartë si rezultat i rrjetit të ri të transmetimit nga furnizimi në rrjet i Bovillës.

Në këto katër vite, njësia 11 në kryeqytet ka njohur një sërë investimesh të rëndësishme, jo vetëm në infrastrukturë si shkolla, kopshte, rrugë, lulishte e kënde lojërash, por edhe në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA