Departmenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit i UT me mbështetjen e AMA sapo ka përfunduar një Pyetësor të Sjelljes së Audiencave në Lidhje me Tregun e Medias.
Më një kampion prej 800 persona dhe me përzgjedhje të rastësishme në rang kombëtar, pyetësori është zhvilluar në periudhën mars-prill 2019 (Tiranë, Elbasan, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Kukës). 73.4 për qind e të intervistuarve kanë qenë në zona urbane dhe 26.6 për qind në zonat rurale. Pavarësisht se shumica e të intervistuarve kanë qenë me të ardhura të pakta, 35.5% e tyre kanë TV Dekoder Digjital me kartë; 24.8% TV numerik të lidhur me kabëll; 24.3% TV të thjeshtë me antenë dhe 20.1% TV të lidhur direkt me internetin).Gjysma vazhdojnë ende të kenë TV si mjet informimi dhe gjysma tjetër rrjetet sociale dhe portalet. Orari i mbrëmjes është më i ndjekuri (68 %).
Nëse do të kishin mundësi të zgjidhnin që të jetonin me vetëm një nga pajisjet, shumica zgjedhin telefonin celular.78% e të pyeturve ndjekin televizionet kombëtare Top-Channel dhe TV Klan; 8.5 % ndjekin TV private jokombëtare Vizion Plus, Neës 24 dhe Ora Neës; 4.6 % TV Publik
Top Channel