Porti i Vlorës së shpejti do të ketë një terminal të ri për përpunimin e pasagjerëve.
Ky terminal një investim i Portit të Vlorës prej 250 milionë lekësh dhe me një sipërfaqe prej 2700 m/2 do të pesëfishojë punën, por do të jetë dhe prezantimi i parë për ata pasagjerë të cilët mbërrijnë në portin e Vlorës për herë të parë.
Po ashtu, për të parën herë për kontrollin e bagazheve janë vendosur dhe dy skanera të rinj, ku deri dje çdo kontroll kryhej nga punonjësit e policisë kufitare, duke sjell vonesa për pasagjerët.
Por dhe sportelet e kontrollit të dokumentacioneve janë shtuar nga katër që kanë qenë në 11, dhe kjo një lehtësim për mos qëndrimin në radhë të pasagjerëve.
Së bashku me terminalin e ri për këtë sezon veror , pritet që së shpejti të hyjë në funksionim dhe kalatat e portit të Vlorës një investim i nisur prej katër vitesh, duke lehtësuar përpunimin e anijeve, si të vogla ashtu dhe trageteve.
Top Channel