Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës organizuan në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave konferencën “Tregu i medias audiovizive, sjellja e audiencave dhe kuadri rregullator”.
Gentian Sala, kryetar i AMA-s, deklaroi: “Për herë të parë, viti 2018 ka qenë viti ku fokusi kryesor i punës kanë qenë çështjet programore, të cilat kanë nisur të japin rezultat. Jam krenar edhe për bashkëpunimin me aktorë të fushës së kërkimit shkencor, ku vendin e parë e zë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit”.
Portalet janë një imitim i mediave tradicionale dhe janë po ashtu të kontrolluara në kuptimin që publiku ka pak besueshmëri, pasi manipulohet informacioni, thuhet në studimin e fundit të prezantuar nga kreu i Departamentit të Gazetarisë, Mark Maku në takimin e organizuar në Ditën Botërore të Lirisë së Medias.
Top Channel