3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Medias, e vendosur që në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin ndaj njerëzve të medias, të cilët përballen me situata të rrezikshme në shumë vende të botës.

Në Fakultetin e Gazetarisë në Tiranë u prezantua raporti “Panorama e medias në Shqipëri”, i realizuar me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në vendin tonë. Ndër gjetjet kryesore të këtij studimi është se numri i mediave është i lartë duke marrë në konsideratë madhësinë e tregut; sa më e madhe është përvoja e përgjithshme e punës, aq më e ulët është shkalla e punës së vazhdueshme në një vend pune; pothuajse gjysma e profesionistëve të medias nuk janë diplomuar në Gazetari; rreth 40% e profesionistëve të medias deklarojnë se nuk ndihen të sigurtë; rreth 1 në 3 profesionistë të medias nuk do të këshillonin një individ për të ndjekur një karrierë në gazetari; 17% e të anketuarve deklarojnë se nuk kanë një kontratë pune; 1 në 10 të anketuar ende e marrin pagën në dorë; më shumë se gjysma e të gjithë profesionistëve të medias të intervistuar nuk mendojnë se paguhen sa duhet.

Mbi gjysma e të anketuarve u përgjigjën me PO kur u pyetën nëse kanë marrë ndonjëherë një urdhër nga pronari i mediave apo kryeredaktori për të bërë lajme apo intervista të porositura. Shumica e të anketuarve mendojnë se ka gazetarë që ushtrojnë praktika korruptive, marrin para’ ose përfitime të tjera për të bërë një kronikë të caktuar; rreth 35% e të anketuarve deklarojnë se ka ndodhur që një lajm për të cilin kanë punuar është fshirë fare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA