Philip Morris International njofton Autorizimin nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat për shitjen e IQOS në Shtetet e Bashkuara

03/05/2019 13:46

Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat [US Food and Drug Administration (FDA)] konfirmoi në 2 Maj 2019, se IQOS, sistemi elektrik i ngrohjes së duhanit nga Philip Morris International, është i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe e ka autorizuar për shitje në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i FDA pason vlerësimin gjithëpërfshirës të aplikimeve të produkteve të duhanit të PMI (PMTAs) të paraqitura në këtë Agjenci, në vitin 2017. Ndryshe nga cigaret, sistemi IQOS ngroh – por nuk djeg – duhanin. Ky është produkti elektrik i parë për ngrohjen e duhanit që kualifikohet për shitje në SHBA sipas legjislacionit të vitit 2009 që autorizon FDA të rregullojë produktet e duhanit, duke përfshirë mbikëqyrjen e produkteve novatore.

Duke komentuar mbi njoftimin e FDA, André Calantzopoulos, Drejtuesi Ekzekutiv i PMI, tha: “Vendimi i FDA për të autorizuar IQOS në SHBA është një hap i rëndësishëm përpara, për afër 40 milionë burra dhe gra amerikane që pinë cigare. Disa do ta lënë. Shumica nuk do ta lërë, dhe për ta IQOS ofron një alternativë pa tym për pirjen e duhanit.

Në vetëm dy vjet, 7.3 milionë njerëz në mbarë botën kanë braktisur cigaret dhe kanë kaluar plotësisht në IQOS. Vendimi i sotëm i FDA e vë këtë mundësi në dispozicion të duhanpirësve amerikanë të rritur. Të gjithë ne në PMI jemitëvendosurpërtëzëvendësuarcigaret me alternativa pa tymqëkombinojnëteknologjitësofistikuardhevlerësimintensivshkencor. Njoftimi i FDA është një moment historik.”

Ai shtoi: “Urdhri përcakton udhëzime të qarta komercializimi, duke përfshirë kërkesat e marketingut, që maksimizojnë mundësinë që të rriturit të braktisin cigaret, duke minimizuar përdorimin e padëshiruar. Ne mbështesim plotësisht këtë objektiv. FDA ka vendosur një standard të lartë dhe ne shikojmë përpara për të punuar me ta për të zbatuar urdhrin, në mënyrë që IQOS të arrijë audiencën e duhur – duhanpirësit aktualë të rritur.
PMI do të sjellë IQOS në tregun e SHBA nëpërmjet një licence ekskluzive me Altria Group, Inc., degë e Philip Morris USA, e cila ka ekspertizën e tregut dhe infrastrukturën për të siguruar një nisje të suksesshme. Philip Morris USA është e gatshme të aplikojë planet e saj fillestare të tregut për IQOS.
PMI ka dorëzuar një strukturë të plotë të provave shkencore në mbështetje të PMTAs dhe të aplikimeve paralele për IQOS si një “Produkt Duhani me Rreziktë Modifikuar”, të cilin FDA vazhdon të shqyrtojë.

Philip Morris International: Mundësimi i një të ardhme pa tym.
PMP SA ka dorëzuar aplikime PMTA për IQOS dhe tre variante HeatStick: Marlboro HeatSticks, Marlboro Smooth Menthol HeatSticks; dhe Marlboro Fresh Menthol HeatSticks.

Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme me tym dhe që zëvendëson përfundimishtcigaret, me produkte pa tym, në dobi të të rriturve të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, shoqërisë, kompanisë dhe aksionerëve të saj. PMI është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkteve pa tym dhe pajisjeve dhe aksesorëve elektronikë që lidhen me to, dhe produkteve të tjera që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë SHBA. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym, që, ndonëse nuk janë pa rrezik, janë një zgjedhje shumë më e mirë se sa vazhdimi i të pirit duhan. Përmes aftësive shumëdisiplinore në zhvillimin e produkteve, zhvillimeve më të fundit dhe mbështetjes shkencore, PMI synon të sigurojë që produktet e tij pa tym të përmbushin preferencat e konsumatorëve të rritur dhe kërkesat rigoroze rregullatore.

Portofolii PMI, i produktit të duhanit pa tym, IQOS, përfshin produkte me-ngrohje-pa-djegie dhe produkte avulli që përmbajnë nikotine. Deri më 31 mars 2019, PMI vlerëson se afërsisht 7.3 milionë duhanpirës të rritur në mbarë botën kanë ndaluar pirjen e cigareve dhe kanë kaluar në produktin me-ngrohje-pa-djegie të PMI, i cili aktualisht është i disponueshëm për shitje në 47 tregje në qytete kyçe ose në mbarë vendin nën markën IQOS.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.pmi.com dhe www.pmiscience.com.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA