Nusja e ISIS-it, Shamina Begum, do të varej nëse ajo do të dërgohej në Bangladesh dhe jo në Britani, thotë ministri i jashtëm i vendit.

Abdul Momen thotë se Bangladesh nuk ka të bëjë aspak me “vajzën e arratisur”. Ai vuri në dukje se politika e vendit është e tillë, ekzekuton “këdo që mbështet terrorizmin”.

Sekretari i shtetit Britanik i hoqi Znj. Begum nënshtetësinë në Shkurt, duke hedhur poshtë kërkesën e saj për t’u rikthyer në shtëpinë e saj, në Siri.

Në një intervistë të kryer me Z. Momen ai tha: “ Në nuk kemi të bëjmë aspak me Shamima Begum.
Ajo nuk është një shtetase e Bangladeshit. Ajo nuk aplikoi kurrë për të qenë e tillë. Nëse dikush është i përfshirë në terrorizëm, do të ndëshkohet”.

Top Channel