Në 3 maj 1979, Margaret Thatcher bëhet kryeministrja e parë femër në Britaninë e Madhe.
Në deklaratën e parë para godinës së kryeministrisë, Margaret Thatcher, përmendi shprehjen e famshme të Shën Françeskut të Asizit:”Ku ka mosmarrëveshje, le të ketë harmoni!”. Në fakt do të ishte mesazhi i fundit pajtues nga kjo kryeministre agresive, e cila shumë shpesh do të mburrej duke thënë:”Unë nuk jam politikane e konsensusit, unë jam një politikane e imponimit!”.
Besimi i saj konservator e shndërroi Britaninë: ajo shtypi lëvizjen sindikaliste, frenoi botën e biznesit nga vetëkënaqësia, ndryshoi mentalitetin e shtetit të mirëqenies sociale dhe luftoi me guxim një luftë kundër Argjentinës mbi Ishujt Falkland, rreth 8.000 milje larg.
Top Channel