Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Ambasada Amerikane tha se kjo ditë duhet ët shërbejë si një kujtesë për politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës.
Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane shprehet se kjo ditë është gjithashtu ditë reflektimi edhe për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.
“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme”, shkruan Ambasada Amerikane.
Top Channel