Kërkohej nga Gjykata për plagosje të rëndë, arrestohet 33-vjeçari
03/05/2019 09:48
Arrestohet në Elbasan një 33-vjeçar, i shpall në kërkim kombëtar.
Në pranga ka rënë shtetasi S.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Plagosje e rëndë me dashje”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Top Channel