Wake Up/ Eksperti, Viktor Hajdari: Të rrezikuar nga paratë false, ja si ti dalloni
02/05/2019 12:18
Sipas të dhënave që vijnë nga Banka e Shqipërisë, rezulton se për ҫdo 1 milion copë kartëmonedha, 5.7 prej tyre janë të falsifikuara. Kartëmonedha me prerjen 1000 lekë zë pjesën më të madhe të totalit të kartëmonedhave false, e pasuar nga prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë.
Vendet ku qarkullojnë më së shumti paratë false janë, qendrat shëndetësore, supermarketet, karburantet. Sipas ekspertit të kriminalistikës, Viktor Hajdari kartëmonedha shqiptare është shumë e sigurt, por qytetarët duhet të informohen se në treg qarkullojnë edhe para të falsifikuara të cilat kanë disa shenja dalluese.
Top Channel