Ditët e fundit ka përfunduar edhe studimi i parë mbi situatën e drejtuesve aktualë në shkollat e vendit,dhe nga ai ka rezultuar se një pjesë e madhe e drejtorëve vazhdojnë të jenë burokratë, kanë mungesa të theksuara të menaxhimit dhe jo të inkurajojnë punën në grup dhe të promovojnë format e deleguara (shpërndarje përgjegjësie) të udhëheqjes.
Studimi përfshiu shkolla në të gjithë vendin, ndërkohë që janë pyetur mësuesit nëpërmjet një anketimi online për rolin që ka drejtori i shkollës. Drejtoresha ekzekutive e ” Shkollës së Drejtorëve”, Doriana Matraku tha se, certifikimi dhe trajnimi i drejtorëve do të jetë i detyrueshëm, ndërkohë që këtij procesi do ti nënshtrohen rreth 3300 drejtorë/nëndrejtorë shkollash në sistemin parauniversitar.
Top Channel