Policia e Lezhës ka arrestuar dy shtetas pasi njëri prej tyre qarkullonte me armë dhe tjetri kishte thyer vendimin e Gjykatës në “Arrest shtëpie”.
Në përfundim të verifikimeve dhe të kontrolleve fizike, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen – Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 Prill 2019, Gjykata e Apelit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
-N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi E.N. dhe gjatë kontrollit fizik policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.
Njoftimi
Informacioni i ardhur nga qytetarët dhe reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga dy shtetas.
Arrestimi i njërit shtetas pasi kishte thyer vendimin e Gjykatës “Arrest shtëpie” dhe arrestimi i shtetasit tjetër pasi qarkullonte me armë zjarri në brez.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë informacion nga qytetarët se një shtetas i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” po qarkullonte me makinë në Rrëshen sëbashku me një shtetas tjetër i cili dyshohej se kishte armë zjarri me vete.
Mbi bazën e këtij informacioni, Njësia operacionale “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit dhe të dy shtetasve që ndodheshin në të.
Në përfundim të verifikimeve dhe të kontrolleve fizike, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen – Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 Prill 2019, Gjykata e Apelit Shkoder kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
-N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi E.N. dhe gjatë kontrollit fizik policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.
Materialet proceduriale i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë në ngarkim të shtetasit E.N., për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe në ngarkim të shtetasit N.K.për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, falënderon qyetarët për mbështetjen dhe nxit këdo që konstaton paligjshmëri të njoftojë në numrin unik 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrejtet sociale duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt si dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.
Top Channel