Pak çaste më parë në një konference për shtyp në Prishtinë, kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur për të komentuar deklaratat e kryeminstrit Rama në facebook.

“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit dhe motrat e mi. Siç ka thënë At Zef Pllumi, Rrno për me tregu, edhe unë do ua tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen ose nuk i pëlqen dikujt. Do ua tregoj çdo herë për shkak se jemi në obligim me qytetarët për transparencë për atë që po ndodh në këto procese të interesit nacional”, tha Haradinaj.

Top Channel