Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Çdo vit njerëzit në Cocullo, një qytet i vogël në rajonin e Abruzzo të Italisë, zbukurojnë një statujë druri të shenjtorit mbrojtës, me gjarpërinj të gjallë dhe marshojnë nëpër rrugë.
Festivali “serpari”, më 1 maj, nderon shenjtin Domenico di Sora, i cili thuhet se në shekullin e XI, hoqi të gjithë gjarpërinjtë nga fushat e fermerëve. Një tjetër legjendë thotë se kjo festë e ka origjinën nga adhurimi i lashtë i Angitisë, një perëndeshë romake e gjarpërinjve, që adhurohej nga njerëzit në Italinë qendrore.
Fillimisht njerëzit kapin katër lloje gjarpërinjsh të padëmshëm, para se t’i dorëzojnë ata tek besimtarët.
Gjarpinjtë pastaj vendosen me kujdes në një statujë druri të San Domenicos, deri sa ta mbulojnë atë tërësisht. Ndërsa shumë marshojnë së bashku, disa njerëz e shikojnë ceremoninë nga ballkonet e tyre. Pas festivalit, gjarpërinjtë lëshohen përsëri në natyrë.
Top Channel