Shqiptarët e Preshevës kërkojnë kërkojnë përfshirjen e Luginës në fazën finale të dialogut me Kosovën.

Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa se bashku me ate të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetit shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani, kanë nisur iniciativën që Presheva të përfshihet në fazën finale të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Letrën në formë kërkesë ata ia kanë dërguar përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, koordinatorëve të delegacioneve shtetërore të Kosovës, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt, sipas shtypit në Kosovë.

Në letër thuhet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë “paraqet rastin që të zgjidhen probleme jetike për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”.

Ky është dhe argumenti i përdorur për pretendimin e tyre që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në procesin e kësaj faze të dialogut me qëllim arritje e një marrëveshjeje ndërkombëtare ligjërisht detyruese.

Lajmet e një mundësie të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë bënë që vëmendja të kthehej tek Presheva me popullsi 95% shqiptare. Një pjesë e tyre e përkrahin idenë e Bashkimit me Kosovën, por jo si nismë për shkëmbim territoresh, sepse mendojnë që kjo, do të sillte tensione në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA