Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë asociacion, e as dialog të kushtëzuar ashtu siç pretendon Serbia, ndërsa e quajti mashtrim ratifikimin e demarkacionit si kriter të fundit për liberalizimin e vizave.

Presidenti i Kosovës e përcolli që në mbyllje të samitit perceptimin e tij për bisedimet; ai foli për paqartësi rreth liberalizimit të vizave, e diskriminim për Kosovën”.

Më optimist u shpreh kryeministri Ramush Haradinaj që tha se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për këtë proces, komente këto të bëra pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Por njohës të këtyre çështjeve në vend mendojnë se premtimet që këtë vit do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, janë joserioze, kur dihet që institucionet e Bashkimit Europian, përballen me zgjedhjet.

Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se liderët e Kosovës nuk I kane peshuar mire deklaratat e tyre se sivjet mund të ndodhë liberalizimi i vizave.

Thaçi ndërkohë kërkoi që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë me urgjencë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Kërkesa e tij erdhi një ditë pasi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi –Goodman, dha një dëshmi rrënqethëse përpara Kongresit Amerikan lidhur me keqtrajtimet që iu bënë nga policët serbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA