Barcelona dhe Liverpooli do të jenë protagonistet e mbrëmjes teksa do të zbresin në fushën e gjelbër të Camp Nout për t’u përballur me njëra-tjetrën për një vend në finalen e Ligës së kampioneve.

Është një sfidë që premton spektakël mes dy skuadrave që kanë shumë histori. trajneri i Liverpoolit Klop provokoi në një farë mënyre kur tha se Camp Nou nuk është tempull futbolli.

Por nuk duhet harruar se Barcelona në shtëpi ngjall vërtet frikë në Evropë; 31 ndeshje pa humbje, nga ta cilat 28 janë fitore. Nuk është më pak Anfield Road, shtëpia e Liverpoolit ku The Reds kanë 21 ndeshje pa humbje në arenën evropiane.

Barcelona-Liverpool është edhe sfida e trajnerëve Ernesto Valverde Jurgen Klopp.

I pari kërkon finalen e parë evropiane, ndërsa gjermani të 3 në 7 vjet dhe të dytën radhazi. Barcelona-Liverpool është edhe përballja e yjeve duke nisur që nga porta me Ter Stegen dhe Allison 2 prej portierëve më të mirë në botë. Është sfida e qendërmbrojtësve Pique dhe van Dijk që po përjetojnë një sezon të jashtëzakonshëm.

Në Camp Nou është edhe sfida mes Lionel Messit dhe treshes Salah, Firmino e Mane. Argjentinasi është shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve me 10 gola ndërkohë që këtë sezon ka arritur në 46 gola në 45 ndeshje.

Ndërsa 3 sulmuesit e Liverpoolit kanë 12 gola së bashku, nga 4 secili. Barcelona është ende e pathyer në këtë edicion të Ligës së kampioneve, ndërsa Liverpooli është mundur 3 herë. Sfida me Liverpoolin ka një shije të vecantë për dy amerikano latinët, Luis Suarez dhe Philipe Coutimnho, futbollistë që e njohin shumë mirë The Reds duke qenë se kanë qenë pjesë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA