Ky është tregu i ri i Rusit i ndërtuar nga bashkia e Shkodrës dhe i inauguruar vetëm 1 muaj me parë. Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit, kanë nxjerrë në pah punimet pa cilësi teksa i gjithë shiu qe bie, futet në tezgat e tregtareve.

Me plastmasë dhe materiale të tjera tregtarët kanë krijuar vete mbulesa për tu mbrojtur nga reshjet e shiut. Ata thonë se ky treg, pavarësisht ndërhyrjes, është shume larg standardeve për kushte normale pune

Në tregun e Rusit, bashkia e Shkodrës ka investuar rreth 11 milionë e 600 mijë lekë.

Por per këtë treg ka shfaqur rezerva edhe dega e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër e cila i ka kërkuar bashkisë që të plotësoje kushtet higjeno – sanitare, veçanërisht për tregtimin e mishit dhe peshkut si dhe mbulimin e të gjithë tregut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA