Sindikata e Pavarur e Arsimit ka zgjedhur të protestojë në ditën e punëtorëve për të vlerësuar më tepër figurën e mësuesit si dhe për të ndalur shkatërrimit që po i bëhet, sipas tyre, arsimit në Shqipëri. Ata kërkojnë paga më dinjitoze, kushte pune për mësimdhënie cilësore si dhe të ndalen burokracitë në dokumentacionet shkollore”.

“Kushte jo të mira pune. Mësues të papaguar, mësues të stresuar që do të thotë fëmijë të stresuar”, tha Nevrus Kaptelli, President i Sindikatës së Pavarur të Arsimit

“Zonja ministre ju duhet ta dini se cila është paga e kolegëve dhe të afërmve tuaj në Kosovë. Para 6 viteve, mësuesit shqiptarë kishin pagat më të larta në rajon, dhe sot jemi të fundit”, tha ai më tej.

Por ankesat e mësuesve i adresoheshin ministres së arsimit, Besa Shahinit. Ajo nuk i përfaqëson, shprehen protestuesit.

“Edhe rastin e emërimit të Besa Shahini-t si një personazh i panjohur në fushën e arsimit, që nuk i ka dhënë arsimit kontribute siç mund të flasim për profesorë shumë të nderuar shqiptarë. Arsimin duhet ta bëjnë arsimtarët. Mos besoni në njerëz që na vijnë të importuar në Shqipëri, ne kemi figurat tona”, tha Alma Lama, Kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Tiranë.

“Kërkojmë që ju ministrja jonë të na shpjegoni se në ç’mënyrë mbërritët në këtë lartësi? Sa e justifikoni ju detyrën si ministre?!”, tha Rruzhdi Begaj, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Vlorë .

“Ju nuk pranoni as ballafaqimin me ne. Të jeni të bindur se ne që kemi më shumë se 30 vite punë e duam arsimin më shumë se ju, që jeni kalimtare”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministrja Shahini e përshëndet protestën e Sindikatës së Arsimit, teksa thekson se ka qenë në dialog të vazhdueshëm me ta si dhe duke filluar nga nesër paga e prillit në llogaritë e mësuesve do të reflektojë rritjen e përvitshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA