Liverpooli do të përballet mbrëmjen e sotme me Barcelonën në “Camp Nou”, në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, ndërsa Jurgen Klopp në konferencën për shtyp, tha se skuadra e tij është gati për këtë përballje.

“Jam një i pasionuar i futbollit dhe më vjen mirë që atmosfera në stadium do të jetë elektrizuese. Sa më shumë spektakël të ketë në fushë, aq më mirë do jetë edhe në shkallët e stadiumit, më pas në fund do bëjmë bilancet se kush e shfrytëzoi më mirë tifozërinë. Ne jemi gati”, tha Klopp.

Lionel Messi po zhvillon një sezon fantastik me Barcelonën, duke udhëhequr katalanët drejt triumfit në kampionat, ndërsa synimi tani është Liga e Kampionëve. Megjithatë Klopp thekson se Barcelona nuk ka vetëm argjentinasin, por shumë futbollistë që mund të bëjnë diferencën.

“Barcelona nuk është vetëm Messi, pasi ka shumë kualitete në skuadër. Ata janë tashmë kampionë dhe do të jetë e vështirë, por do të më pëlqente po të dilnim edhe me një barazim nga kjo sfidë”, tha trajneri i Liverpoolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA