Katastrofë mjedisore në portin më të madh të vendit/ Shkak, prishja e magazinave të peshkimit
01/05/2019 11:33
Prishjet pa kriter dhe pa asnjë masë mbrojtëse kundër ndotjes, te magazinave brenda zonës së ish-peshkimit të vjetër në port e kanë kthyer të gjithë zonën në një vatër masakre mjedisore.
Hidrokarburet, vajrat e djegura janë derdhur në tokë në zonën e magazinave dhe si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm të kësaj paraditeje kanë përfunduar në det. Gjendja mjedisore është tejet e rënduar.
Pas zhvendosjes së anijeve të peshkimit në portin e ri, kalata dhe territori brenda portit që më parë përdorej nga sektori i peshkimit po i nënshtrohet pastrimit për ta kthyer në funksionale për veprimtarinë portuale nga ana e Autoritetit Portual Durrës.
Top Channel