1 Maji/ Sindikata e Pavarur e Arsimit në protestë, i bashkohen dhe të rinjtë e FRPD
01/05/2019 10:29
Sindikata e Pavarur e Arsimit ka dalë sot në protestë, duke u mbledhur te Muzeu Historik Kombëtar, për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojnë:
– Paga dinjitoze
– Kundër burokracive në dokumentacion shkollor.
– Pilotim më parë të nismave.
– Kushte pune për një mësimdhënie bashkëkohore.
Ndërkohë protestës së tyre i janë bashkuar edhe të rinjtë e FRPD.
Top Channel