Wake Up/ Aborti selektiv: Pas 20 vitesh meshkujt nuk do të kenë më kë të riprodhohen

30/04/2019 12:39

Pak ditë më parë një raport tronditës, ishte ne faqet e para të mediave më prestigjioze. Sipas këtij raporti në botë janë “zhdukur” rreth 23.1 milionë femra, për shkak të abortit selektiv.

Prindërit e në këtë rast vetë nënat (gra) nuk duan që fëmija e tyre të jetë e seksit femër dhe për këtë shkak e abortojnë. Aborti selektiv është një praktikë e përshkruar në literaturë në vitet 1980.

Abortit selektiv nuk i ka shpëtuar edhe Shqipëria. Mjekja obstetër-gjinekologe, Enriketa Kroi tha se në Shqipëri ka shumë çifte që ndërpresin shtatzëninë kur fëmija nuk është mashkull, ndërkohë që ka dhe nga ata që i nënshtrohen procesit invitro duke bërë përzgjedhjen e embrionit, vetëm që të sjellin në jetë një bebe mashkull. Por kjo mënyrë sipas saj ashtu si dhe në botë është e jashtëligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA