Është dorëzuar në polici edhe personi i tretë në lidhje me vrasjen e dy kushërinjve në Laç.

Policia bën me dije se shtetasi Manuel Bushi, 23 vjeç banues në Laç është dorëzuar.

Ndërkohë, më herët, dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, më 28 prill ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas, Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA