Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale duke arrestuar në flagrancë një person me armë zjarri.
Gjatë kontrollit personal që iu bë këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi
Vlorë
Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale duke arrestuar në flagrancë një person me armë zjarri.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në gojë.
Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, kanë konstatuar një person të dyshimtë i cili porsa ka parë Policinë ka tentuar të largohet me vrap.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e tij.
Gjatë kontrollit personal që iu bë këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme
Top Channel