Kancelarja Merkel dhe presidenti Francez Macron në samitin e Ballkanit Perëndimor kanë dështuar të bindin liderët e Kosovës dhe Serbisë për t’ju rikthyer dialogut. Zhgënjimi u shpreh hapur nga Presidenti Thaçi në deklarimin e tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në përfundim të Samitit.

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Macron edhe një herë tjetër përmes Samitit të Ballkanit perëndimor tentuan pa sukses të rikthenin në tryezën e dialogut Prishtinën dhe Beogradin.

Në samit presidenti Vuçiç tha se heqja e taksës 100% të mallrave serbe është kusht për rinisjen e dialogut.

Për kryeministrin Haradinaj nuk ka dialog me kushte dhe se njohja nga Serbia e Kosovës shtet i hap rrugën zgjidhjes së problemeve të tjera. Kryeministri Haradinaj ka pohuar se nga Merkel dhe Macron i është kërkuar heqja e taksës.

Pas përfundimit të samit Presidenti Thaçi u shpreh i zhgënjyer me samitin e sidomos me pozicionin e presidentit Macron për dhënien e dritës jeshile liberalizinit të vizave.

“Rikonfirmuam zotimin për fqinjësi të mirë dhe normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ku kanë dëgjuar me vëmendje kancelaren Merkel dhe presidentin Macron. Ky konflikt i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të tejkalohet dhe mundësia e vetme është dialogu. Nuk do të ketë dialog të kushtëzuar dhe dialogu duhet të ndodh në një proces normal për njohje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve dhe do punojmë me qëllimin e përfshirjes së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit në territorin e Kosovës. Është një korrigjim historik i padrejtësive që kanë ndodh ndaj nesh. Nuk do të lejoj asnjë autonomi të serbëve në Kosovë. Këto ide janë të vdekura. Nuk do të ketë as asociacion me kompetenca ekzekutive, vetëm një asociacion që respekton Kushtetutën, që është një lloj OJQ-je”, tha ai.

Ky samit prodhoi një deklaratë ku theksohet se është me rëndësi marrëveshja përfundimtare për normalizinin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, e cila shihet si thelbësore për rrugëtimin Europian.

Marrëveshja theksohet në deklaratë duhet të jetë gjithëpërfshirëse politikisht dhe e qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin e rajonit.

Në samit u ra dakord mes vende pjesëmarrëse krijimi një zone rajonale ekonomike.

Ky samit tregoi edhe njëherë tjetër sa të thella janë ndasitë në Ballkan dhe sa e vështirë është zgjidhja edhe ne ato raste kur dy fuqitë e mëdha si Gjermania dhe Franca shpërfillen haptas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA