Në Raon l’Etape, në rajonin lindor të Francës, Vosges, 11 shtëpi flluska, të konceptuara dhe krijuara nga arkitekti zviceran Paskal Hauserman, do të dalin në ankand.

Çmimi fillestar është 100 mijë euro dhe pronari aktual, Lorens Euvrard, do të donte të gjente një blerës që do të ishte në gjendje ta rikthente në jetë këtë vend, ashtu siç ai e meriton.

“Çdo gjë është ndërtuar në forma rrethore dhe kanë dritare mahnitëse që ofrojnë një panoramë shumë të bukur të natyrës dhe lumit. Çdo flluskë është një guaskë e vogël”, tha Laurence Euvrard, pronar i Museumotel.

Arkitekti zviceran donte më shumë se çdo gjë, mirëqenien, dhe për të mirëqenie është gjithçka rrethore. Sipas konceptit të tij, kur je brenda një flluske, ke një ndjesi të pabesueshme mirëqenieje.

“Ne kemi përjetuar gjëra të mrekullueshme këtu në mesin e flluskave, bashkë me klientët tanë. Është e vërtetë, që të gjithë ata që largoheshin, ishin të mrekulluar. Të gjithë ishin të lumtur në këto bulëza”, tha Laurence Euvrard, pronar i Museumotel.

Pronari thotë se shpreson që të gjendet një blerës që do të jetë në gjendje ta mbajë gjallë këtë vend. Ne e sollëm atë në jetë dhe duam që të vazhdojë të jetojë – thotë ai – e jo të shndërrohet në një hotel të braktisur, çka do të na thyente zemrat.

FOTO GALERI
12/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA