Bashkia Dibër i dha titullin “Qytetar Nderi”, ja pse Rama e refuzoi
30/04/2019 14:24
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia Dibër, por e ka refuzuar atë.
Siç sqaron zyra e shtypit e kryeministrit Rama e ka refuzuar titullin pasi “ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë”.
Njoftimi
“Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber”, sqaron zyra e shtypit e kryeministrit.
Top Channel