Aktori i njohur Idris Elba i dha fund beqarisë, pasi u martua me partneren e tij Sabrina Dhowre, në një ceremoni tërësisht private.

Vetë çifti nuk kanë publikuar asnjë detaj nga dasma e tyre, por ka qenë revista e njohur “British Vogue” që ka shpërndarë disa foto nga disa e madhe.

Anglezi Idris Elba njihet si aktor, producent, rreper dhe muzikant, ndërsa është bërë i famshëm për rolet e tij në seriale si The Wire, Mandela: Long Walk to Freedom, etj.

Në vitin 2018, aktori 46-vjeçar u shpall si mashkulli më seksi nga revista e njohur “People”, e cila e ka kthyer në një traditë të përvitshme këtë klasifikim.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel