Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh në qytetin e Laçit ka shkuar deri edhe në përdorimin e armëve, teksa për pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Për shkak të plagëve të marra, ata kanë ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 në Laç, në afërsi të një lokali.

  Laç, përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit. Dy viktima

Menjëherë sapo është marrë njoftimi, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për të mësuar rrethanat e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përballë drejtësisë.

Policia ngriti disa pika kontrolli, ndërkohë që u shoqëruan disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Burime nga policia thonë se autorët e dyshuar janë Markel Gjonbushi, 25 vjeç, dhe Vincens Pali (Bushi), të shpallur në kërkim.

Top Channel