Vdekje misterioze/ Dy persona gjenden të vdekur në banesë

29/04/2019 18:17

Dy persona janë gjendur të vdekur të premten e shkuar, në orën 11:45 të paradites. Trupat e pa jetë janë gjendur në një banesë, në qytetin Canning, Londër.

Trupat e dy femrave do të mbahen për ekzaminime të mëtejshme, që të arrihet të zbulohen të dhëna rreth vdekjes së tyre.

Nuk ka ende të arrestuar dhe policia po heton mbi identifikimin e viktimave.

Komandanti i njësisë së komandave veri-perëndimore, Richar Tucker, është në mbështetje të hetimeve dhe tha se është një shqetësim për komunitetin lokal.

Vrasja e dyfishtë vjen kur krimi dhe dhuna vazhdon të mbizotërojë në Londër dhe dy viktimat shënojnë numrin 42 dhe 43 të vrasjeve të deritanishme.

Top Channel