Abiail Harris, 23 vjeç, nga Cheltenham ndërroi jetë muajin e shkuar. Gjithçka nisi si një simptomë ftohje, pa kuptuar që ishte kontraktuar nga meningjit bakterial vdekjeprurës.

Vdekja tragjike e agjentes të pasurive të patundshme, Abigal Harris, shërben si një mësim i fortë rreth rolit jetik, që vaksina luan në mbrojtjen e shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.

Është bërë me dije se javën e shkuar 23-vjeçarja, ra në gjumë duke vuajtur nga një simptomë ftohjeje, por  nuk arriti të përmendej më.

Ekspertët thonë që nuk është kurrë vonë të kryeni analiza dhe vaksina të nevojshme, edhe nëse nuk jeni i sigurt që keni kryer një vaksinim specifik, nuk ka asnjë lloj prove se është e dëmshme që të merrni një të dytë.

Në fakt, imuniteti që krijoni nga marrja e vaksinave fillon të zhduket me kohën, kështu që një dozë më tepër iu ofron një mbrojtje të dyfishtë.

Top Channel