Mbrëmjen e së dielës, Torino mposhti 2-0 Milanin për t’i dhënë një goditje të fuqishme shpresave të kuqezinjve për rikthimin në Champions League.

Belotti me penallti në minutën e 58 dhe Berenguer në të 69-n befasuan të besuarit e Gattusos në pjesën e dytë, të cilët mbetën edhe në inferioritet numerik në fundin e takimit, pas ndëshkimit me karton të kuq të Romagnolit.

Ajo mes Torinos dhe Milanit ishte edhe një sfidë direkte për vendin e katërt, që të çon në Champions League vitin e ardhshëm, vend që aktualisht mbahet nga Roma, por që mbrëmjen e kësaj të hëne mund të rrëmbehet nga Atalanta, në rast fitoreje të kësaj të fundit ndaj Udineses.

Tashmë, ekipi “granata” dhe kuqezinjtë ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, 56 secili, dy më pak sesa Roma.

Gattuso është shprehur i irrituar me lojtarët e tij, teksa pas ndeshjes ka thënë se skuadra nuk di të reagojë, ndërkohë që përballë hijes gjithnjë e më të zymtë të shkarkimit që i vërtitet, është shprehur se këtë gjë duhet t’ia kërkojnë klubit dhe jo atij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA