Fokusi i Samitit të Berlinit, ku merr pjesë kancelarja Merkel si dhe presidenti francez, Macron, është edhe marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë. Por për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ky do të jetë një takim rutinë, pasi siç shprehet ai për mikrofonin e Top Channel, nuk ka as negociata e as marrëveshje pa SHBA.

Muhamed Veliu: Zoti President, cilat janë pritshmëritë tuaja në këtë Samit

Hashim Thaçi: Së pari vlerësoj angazhimin shtesë të kanceleres Merkel, por edhe të presidentit Macron, për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për çështjen e Kosovës. Relacionin Kosovës dhe Serbisë, mundësinë për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve. Por gjithashtu theksoi se nuk pres ndonjë mrekulli, do të jetë një takim rutinë. Nuk do të ketë as dialog, e as negociata, e jo më marrëveshje. Negociata dhe marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur SHBA janë prezente dhe udhëheqin procesin.

Muhamed Veliu: A vini në këtë Samit me një dakordësi me kryeministrin Haradinaj në ato se çfarë do të bisedoni?

Hashim Thaçi:Kosova është një vend i pavarur dhe sovran, e kemi obligim respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve dhe çdo angazhim që do ta kemi do ta kemi si vende sovrane me pozicione shumë të qarta. Unë mbroj pozicionin e korrigjimit të padrejtësive që Presheva, Medvegja, Bujanovci, t’i bashkohen Kosovës.

Muhamed Veliu: Zoti President shpresoni të merrni një mbështetje nga Kancelarja gjermane dhe Presidenti Francez në lidhje me liberalizimin e vizave?

Hashim Thaçi: Shpresojmë dhe dua të besoj se do të kemi një mbështetje për liberalizimin e vizave, sepse tek e fundit është një respektim i kontratës me qytetarët e Kosovës dhe institucioneve të saj. Ne kemi implementuar të gjitha kriteret. Nëse kjo nuk ndodh do të jetë një zhgënjim i madh për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu pres që Merkel dhe Macron do të mbështesin iniciativën tonë për të dënuar genocidin serb në Kosovë 20 vite më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA