Zaptimi i parkimeve nëpër lagje, Bashkia aksion për lirimin e hapësirave publike

28/04/2019 20:05

Të gjithë ata banorë që kanë zënë hapësira të caktuara pranë pallateve ku banojnë, apo në rrugët e lagjeve, duke vendosur objekte për të siguruar parkimin e mjeteve të tyre, duhet t’i largojnë ato. Kjo pasi, Policia Bashkiake e mbështetur nga një grup Task-Force, po vijon punën për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë larguar nga rruga “Vëllezërit Manesterli”, në Njësinë nr.7, pengesat që disa banorë kishin vendosur pranë pallateve, apo në vendet e parkimit.

Me largimin e këtyre pengesave, vendet e parkimit do të jetë të mundura edhe për shoferët e tjerë, apo banorët e zonës.

Aksioni do të vijojë edhe në lagjet e tjera të Tiranës.

Top Channel