Kur shikon energjinë që këngëtarja Ronela Hajati transmeton në skenë përmes performancave të saj unike, askush (dhe këtu po nuk paragjykojmë) nuk e mendon se ajo mund të respektonte zakonet dhe të bënte pajën.

Gjatë përgatitjes së byrekut në “E Diell”, Ronela Hajati tregoi se bënte punë shtëpie, gatuante shumë mirë, por ama urrente të lante enët.

Paja e nuses e njohur ndër vite në traditën e shqiptare për sendet që vajza e shtëpisë përgatit para se të shkojë tek burri i saj kur të martohet, për Ronelën jo vetëm që nuk është një koncept i panjohur, por ka kontribuar dhe vetë!

“Pajën e kam gati nga mami”- ka habitur ajo, madje kam një pajë gjigande. Unë kam mësuar të qep dhe qëndis se më ka mësuar mami. Paja ime përfshin perde, jastëkë, kuverta kolltuqesh, mbulesa tavolinash dhe janë të gjitha të punuara më dorë nga gjyshja dhe mami” ka thënë këngëtarja.

Ronela tha se nuk ka asnjë plan për martesë pasi sipas saj, atë e di vetëm Zoti dhe se bashkëshorti i saj i ardhshëm nuk do jetojë kurrë në shtëpinë e saj dhe të mamit. Arsyeja!? Secili, sipas këngëtares, ka nevojë për privatësinë e vet ndaj do preferonte të jetonte më mirë si çift, në shtëpi më vete!

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA