Kukësi nuk arriti që të përfitojë nga ndalesa e Partizanit me Laçin dje dhe barazoi 0-0 me Teutën. Në këtë mënyrë, diferenca me “Të Kuqtë” mbetet po 10 pikë.
Nuk pati fitues as në sfidën e mbijetesës në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Tiranës, që u ndanë në barazim 1-1, rezultat që i leverdis Kastriotit, që me tri pikët në tavolinë të ndeshjes me Kamzën u është afruar si bardhebluve ashtu edhe bluzinjve, që kanë respektivisht 37 dhe 39 pikë (Kastrioti 34).
Tirana shpërdori një mundësi të artë, pasi kaloi në epërsi që në minutën e 9 me Edon Hasanin, që shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga Sentamu.
Në pjesën e dytë Donald Rapo shënoi një gol të mrekullueshëm me një gjuajtje-kros që gjeti të papërgatitur portierin Abibi.
Top Channel