“Operacioni Babylift”, apo “Evakuimi i Bebeve”, u quajt operacioni i largimit në masë që Amerika u bëri fëmijëve jetimë nga Vietnami Jugor, pas rënies së Saigonit, midis 3 dhe 26 prillit të vitit 1975.
Fëmijët u morën nga lufta dhe u birësuan në SHBA, Australi, Francë, Gjermani Perëndimore dhe Kanada.
Deri në fund të operacionit u evakuuan 3300 fëmijë, si dhe 110 mijë refugjatë në total u larguan nga zona.
Por operacioni nisi me një fatkeqësi. Avioni i parë i misionit, me rreth 80 foshnje, u rrëzua pak minuta para se të ngrihej në qiell, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur.
Por në mes të tragjedisë ndodhi dhe një mrekulli. Dy binjakë, të cilët diheshin të vdekur bashkë me të tjerët (prindërit birësues në Uashington ishin njoftuar se avioni kishin rënë dhe ata kishin vdekur), ishin në fakt gjallë, në një fushë orizi, mes rrënojave dhe kufomave.
Ata ndenjën aty për më shumë se një ditë, derisa i gjeti një grua, një fermere vietnameze. Ata u shpëtuan dhe u dërguan në Uashington, te prindërit birësues. Shumë vite pas tragjedisë, në vitin 2015, ata u rikthyen te fusha ku u gjetën të gjallë.
Top Channel